Zyrtare: Bashkimi i Koretinit transferon dy futbollistë nga Drita (FOTO)

Zyrtare: Bashkimi i Koretinit transferon dy futbollistë nga Drita (FOTO)

SHARE

Bashkimi i Koretinit ka prezantuar dy ardhjet e rradhës teksa shfaqet tejet serioz në objektivin madhor të klubit për tu inkuadruar në Ligën e Parë. Lideri aktual në Ligën e Dytë të Grupit B, ka transferuar në rradhët e veta dy ish-futbollistët e Dritës, Florent Byqmetin dhe Arlind Shaqirin, shkruan Gazetasheshi.com.

“Ky është vetëm fillimi tek ekipi kampion, ngase në ditët në vazhdim priten befasi të reja me lojtarë cilësorë”, shkruan në njoftimin zyrtar të klubit nga Koretini.

Bashkimi Koretinit kishte mbyllur pjesën vjeshtore të kampionatit në pozitën e parë të Grupit B në Ligën e Dytë dhe ka bërë një hap para në DigitAlb Kupën e Kosovës, me ç’rast në sfidën e 1/8 së finales do ballafaqohet me Lirinë e Prizrenit.

bashkimi

12312209_10206868958074310_2003684956_n