Zbardhet Tirana, bora mbulon kryeqytetin

Zbardhet Tirana, bora mbulon kryeqytetin

SHARE

Tirana është zbardhur nga bora mbrëmjen e sotme pas reshjeve të dendura që nisën rreth orës 21:00.

Fotot dhe video e mëposhtme tregon situatën në “Komunën e Parisit”.

Ky fenomen që nuk ndodh shpesh në Tiranë, ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë.

Më tepër kanë qenë fëmijët të cilët janë entuziazmuar sapo kanë rrugët u zbardhën.

Dëbora nisi të binte gjatë pasdites me intensitet të ulët, por gjatë mbrëmjen reshjet u intensifikuan. Deri tani nuk ka raportime për aksidente rrugore për shkak të terrenit të rrëshqitshëm.