Trump kërcënon me masa ndëshkuese partnerët tregtarë të Amerikës

Trump kërcënon me masa ndëshkuese partnerët tregtarë të Amerikës

SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me masa të reja ndëshkuese, duke folur për taksim reciprok për produkte të caktuara.

“Nuk mund të lejojmë shtete të tjera të përfitojnë prej nesh’’, u shpreh Trump në një intervistë dhënë para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Trump, SHBA-ja po humb shuma të konsiderueshme me Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut.