Tanja Fajon kërkon që BE-ja ta mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor

Tanja Fajon kërkon që BE-ja ta mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor

SHARE

Sofja e ka bërë të qartë se një nga prioritetet kyçe të Presidencës së saj është rigjallërimi i ofertave për anëtarësi.

“Në qoftë se udhëheqësit e BE-së nuk do të jenë të vetëdijshëm për atë që është në rrezik dhe nuk mbajnë premtimin për zgjerimin, atëherë shumë shpejt mund të humbasim rajonin që mund të bjerë në paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ne shohim, gjithashtu, diku nacionalizëm në rritje dhe diku humbje të brezit të ri”, deklaroi Fajon.

Komisioni Evropian do të publikojë muajin e ardhshëm një strategji, që pritet të sigurojë themelet bazë për Serbinë dhe Malin e Zi për t’u bërë vendet e para kandidate në BE.

“Ne duhet t’i mundësojmë këtij rajoni një jetë më të mirë, të krijojmë perspektiva për të rinjtë, të hapim kufijtë dhe të jetojmë si fqinjë të mirë. Kjo lidhet me mënyrën se si ne duhet të rrisim besueshmërinë tonë jo vetëm brenda rajonit dhe Evropës por kudo në botë”, theksoi ajo.

Krerët e shtetit dhe të Qeverisë do të jenë në Sofje për një samit joformal mbi Ballkanin Perëndimor në maj, pasi Bullgaria duket se kërkon të lërë gjurmë në zgjerimin e BE-së.