Sqarohet Patriarku serb: Kisha nuk po i bën presion Vuçiqit për Kosovën

Sqarohet Patriarku serb: Kisha nuk po i bën presion Vuçiqit për Kosovën

SHARE

Kreu i Kishës Ortodokse serbe Patriarku Irinej ka thënë se ky institucion do të marrë pjesë në dialogun për Kosovën.

“Ç’është e vërteta ne nuk po i bëjmë presion Presidentit Vuçiq rreth çështjes së Kosovës e as që jemi duke menduar për këtë. Madje ka kohë që nuk e kam parë. Kisha është duke pritur ftesën zyrtare për dialog, po presim të shohim se çfarë do të thonë ata, dhe ne do ta publikojmë qëndrimin tonë. Nuk do të heshtim sikur që nuk kemi heshtur asnjëherë”, ka thënë Irinej.

Ditë më patë Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, kishte thënë që pret nga Kisha ortodokse serbe, që të jetë partnere në dialogun e brendshëm për Kosovën, e jo qysh para fillimit të dialogut të bëjë presion ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministrja serbe, shpreson se faza e re e dialogut për Kosovën, gjatë së cilës Vuçiq do të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individët, do të sjell një politikë të re.