Sot në orën 13:00 shpallet fituesi i Nobelit për Letërsi, Ismail Kadare...

Sot në orën 13:00 shpallet fituesi i Nobelit për Letërsi, Ismail Kadare njëri ndër favoritët

SHARE

Akademia Suedeze njofton se çmimi Nobel për Letërsi do të ndahet sot me fillim nga ora 13:00, ndërsa shkrimtari i njohur shqiptar, Isalmil Kadare, është në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar atë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel e themeloi çmimin për letërsi në emrin e vet dhe pati thënë në atë kohë se do të dëshironte që çmimi ta njohë “personin i cili do të prodhojë në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejti ideal”, transmeton Express.

Ndërkohë, nesër, Akademia e Suedeze do ta shpallë fitues atë që e konsideron se e ka plotësuar kriterin e “idealit” për laureat 2017.

Romancieri, dramaturgu dhe eseisti kenian, Ngugi wa Thiong’o është favoriti kryesor, sipas shumë bastorëve, ndërsa menjëherë pas tij radhitet favoriti shumëvjeçar Haruki Murakami.

Në mesin e favoritëve tjerë të fortë është edhe Ismail Kadare, Amos Oz, Adonis dhe Don de Lillo.