Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak Gjykata Speciale

Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak Gjykata Speciale

SHARE
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ishte paraparë të mbahet për të hënën, më 15 janar, është shtyrë.

Lajmi.net ka marrë konfirmimin se kjo mbledhje e cila ishte paraparë të mbahej të hënën është shtyrë për ditën e mërkurë.

Në këtë mbledhje pritej të shqyrtohej përsëri futja në rend të ditës e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.