Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit (Video)

Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit (Video)

SHARE

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për bojkotimin që i ka bërë partia e tij seancës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Rashiq ka thënë se lista serbe nuk kishin marrë pjesë në seancën për Demarkacionin, pasi kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk i kishte takuar paraprakisht për t’i informuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas deputetit, Qeveria ka dështuar ta kalojë Demarkacionin në Kuvend, për shkak se kryeministri Mustafa nuk ka arritur t’i bind deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe jo sepse lista serbe nuk ishte e pranishme në Kuvend

12312209_10206868958074310_2003684956_n