Qytetarët vazhdojnë të ndihmojnë skamnorët

Qytetarët vazhdojnë të ndihmojnë skamnorët

SHARE

Ditë më parë në Prishtinë ka filluar një nismë nga qytetarët për të ndihmuar skamnorët më ushqime dhe veshmbathje.

Aksioni ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme ku qytetarë të shumtë kanë kontribuar me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Vesa Gashi njëra nga organizatoret e këtij aksioni ka thënë se me ndihmën e punëtorëve të qendrës sociale të Komunës së Prishtinës kanë bërë shpërndarjen e ndihmave tek familjet të cilët jetojnë me asistencë sociale.

ndihma

“Punëtoret social te komunës po na ndihmojnë ne përzgjedhje me i identifikua familjaret meqenëse nuk po i gjejmë adresat, por edhe qytetaret po na shkruajnë dhe po na ndihmojnë” ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se aksioni nuk do të ndërpritet për deri sa qytetarët janë të interesuar për të dhuruar ndihma për familjet në nevojë, ndërsa ajo ka kërkuar edhe ndihmën e vullnetarëve për të ndihmuar ata në shpërndarjen e ndihmave të grumbulluara.

12312209_10206868958074310_2003684956_n