Plagoset 23-vjeçari në kryeqytet

Plagoset 23-vjeçari në kryeqytet

SHARE

Një konflikt mes dy shtetasve është shënuar këtë të premte rreth orës 14:30 në bulevardin “Gjergj Fishta” të Tiranës.

Shërbimet e policisë, me t’u njoftuar nga salla operative nga një telefonatë, janë gjendur shumë shpejt në vendngjarje, ku kanë konstatuar plagosjen me mjet prerës të një 23-vjeçari.

I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të mësuar më shumë mbi konfliktin.