Piloti veteran zbulon të vërtetën e frikshme të avionëve

Piloti veteran zbulon të vërtetën e frikshme të avionëve

SHARE

Pilotët cilësohen shkaktarët e tragjedisë së dy ditëve më parë të avionit të kompanisë Saratov Airlinës duke shkaktuar 71 të vdekur në Rusi.

Deklaratën e fortë e bën një pilot veteran si Magomed Tolbojeë, i cili thotë se ata që drejtojnë avionët sot janë thjesht persona që shtypin butona dhe kaq.

“Ata bënë gjithçka gabim që nga fillimi. I vranë ata njerëz. Nuk ka pilotë të mirëfilltë sot, ka vetëm butonista. Ata shtypin butonat dhe kaq. Nuk dinë asgjë tjetër”., tha i rrituar Tolbojev për një media ruse.

Avioni AN-148 u përlas dy ditë më parë vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Moskës duke shkaktuar vdekjen e 65 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të stafit.