Organizata fundamentaliste palestineze: Trump ka hapur dyert e ferrit

Organizata fundamentaliste palestineze: Trump ka hapur dyert e ferrit

SHARE

Organizata palestineze Hamas ka thënë që rajoni i Lindjes së Mesme do të zhytet edhe më shumë në kaos dhe dhunë, pas vendimit të fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, me të cilin SHBA’ja njohu Jeruzalemin si kryeytet të Izraelit, vendim që ka nxitur kundërshtime të mëdha nga tërë bota, duke përfshirë edhe aleatët e Amerikës, transmeton Gazeta Metro.

Hamasi ka thënë se me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe me vendimin për të transferuar ambasadën atje, Donald Trump ka hapur “dyert e ferrit”.

“Vendimi i Trump për Jerusalemin nuk do të ndryshojë faktin se Jerusalemi është tokë arabe”, tha një zëdhënës i grupit militant që vepron në Gaza.

Zëdhënësi tha se “ky vendim është i pamend dhe koha do ta dëshmojë se humbësit më të mëdhenj janë Trump dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu”. Grupi gjithashtu bëri thirrje në mënyrë të përsëritur për një “ditë të zemërimit palestinez” më 8 dhjetor.

Trump sot bëri të ditur që Amerika njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe që vendi i tij do ta zhvendosë aty ambasadën amerikane nga Tel-Avivi.