Ndërron jetë gazetari Ramiz Kelmendi

Ndërron jetë gazetari Ramiz Kelmendi

SHARE

Ka ndërruar jetë gazetari e shkrimtari i njohur Ramiz Kelmendi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur nipi i tij, gazetari Adriatik Kelmendi.

“ Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare. Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë”, ka bërë të ditur Kelmendi.

Ramiz Kelmendi njihet si shkrimtar, publicist e gazetar, i cili është autor i disa romaneve, teksteve shkollore, dramave, fejtoneve etj. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë”, “Abrakadabra” etj