Me para të buxhetit të shtetit serbët e Kosovë blejnë mijëra euro...

Me para të buxhetit të shtetit serbët e Kosovë blejnë mijëra euro telefona (Dokument)

SHARE

Në kohën kur e gjithë vëmendja e Qeverisjes Qendrore në Kosovës është tek rrënimi i murit të ndërtuar në veriun e Mitrovicës, autoritetet atje duket se nuk duan t’ia dinë për zotimet e Qeverisë për shembjen e këtij muri.

Zyrtarët në komunën e Mitrovicës së Veriut do të pajisen me telefona të rinj. Rreth 12 mijë euro, para nga buxheti i shtetit, janë planifikuar që të shpenzohen nga ana e zyrtarëve serb në këtë komunë.

E ky shpenzim po vie pikërisht në kohën kur shteti, po kërkon para për t’i mbuluar pensionet e veteranëve të luftës.

Tenderin për furnizim me këta telefona e ka fituar operatori ekonomik, “INFO COM”.

Ky i fundit do t’i blejë këta telefona në vlerën e 9 mijë e 500 eurove. Kontrata ëhstë nënshkruar më 12 dhjetor të vitit të kaluar./GazetaMonitor/.