Kuvendi tregon dobësin e Mustafës dhe Veselit

Kuvendi tregon dobësin e Mustafës dhe Veselit

SHARE

Në Kuvendin e Kosovës për më shumë se dhjetë orë u zhvillua debat, e megjithatë deputetët nuk arritën të miratojnë një rezolutë, me të cilën do të kërkohej lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Mos miratimi i kësaj rezolute e shton numrin e dështimeve të këtij legjislativi duke lenë pikëpyetje për funksionalizimin e tij. Edhe analistët mendojnë se në Kuvend po vërehet një krizë në numra dhe dyshojnë se ky koalicioni do ta përfundojë mandatin.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Albert Krasniqi tha për Tribuna Channel se në këto kushte është e vështirë që edhe ky mandat të çohet deri në fund e mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ndoshta brenda edhe këtij viti. Sipas tij, koalicioni po funksionon vetëm për interes.

Ndërkaq, analisti Ramush Tahiri thotë se nuk ka krizë në koalicion por nuk po funksionojnë votat në Kuvend.

12312209_10206868958074310_2003684956_n