Kryeministri i Izraelit, sërish nën hetime

Kryeministri i Izraelit, sërish nën hetime

SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u morr në pyetje sot për herë të shtatë nga policët e ngarkuar për hetimin e aferave të dyshuara korruptive, sipas burimesh policore.

“Kryeministri u mor në pyetje për disa orë në kuadër të shumë hetimeve që janë duke u zhvilluar për dyshime për korrupsion”, sipas të njëjtave burime.

Në një prej hetimeve, Netanyahu dyshohet se ka marrë, ilegalisht, dhurata nga personalitete shumë të pasur, si miliarderi australian, James Packer dhe një producent në Hollyëood, Arnon Milchan.

Vlera gjithësej e këtyre dhuratave mendohet të jetë, sipas medias, disa mijëra dollarë.

Një hetim tjetër kërkon të përcaktojë nëse Netanyahu është përpjekur të arrijë një marrëveshje sekrete me pronarin e “Yediot Aharonot” (gazetë izraelite) për të pasur një mbulim pozitiv të figurës së tij.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit është mbrojtur vazhdimisht nga të gjitha këto akuza duke pretenduar se është viktimë e një fushate për ta larguar nga pushteti.