Kryeministri blen tepihë 1 mijë euro te “Gjini”

 Kryeministri blen tepihë 1 mijë euro te “Gjini”

SHARE

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tash e tutje do të ketë tepisona të ri.  Blerjen e tyre, zyra e shefit të shtetit ka vendosur ta bëjë përmes një tenderi publik.

Siç është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të tenderit në KRPP, vlera e blerjes së tepisonëve, shtetit do t’i kushtojë 952 euro, shkruan Gazeta Monitor.

Tenderin  “Furnizim me  Tepisona” Qeveria e Kosovës ia ka besuar kompanisë “Gjini”, derisa në garë kanë qenë 3 kompani.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe zyrës së kryeministrit është bërë me 07.02.2018/Gazeta Monitor/.