Krim në familje, djali vret nënën, dy motrat dhe vëllain

Krim në familje, djali vret nënën, dy motrat dhe vëllain

SHARE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Turqi, ku një person ka vrarë nënën e tij 80-vjeçare, dy motrat dhe vëllanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrethana ende të paqarta. Si të mos mjaftonin atentatet terroriste në këtë shtet, kjo ngjarje ka tronditur edhe një herë në këtë fillimvit vendin.

Mediat turke bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një momenti histerie nga i cili është përfshirë vrasësi që më pas ka bërë kërdinë.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Turqisë në provincën Trabzon, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të saj.