Kodi kundër shamisë antikushtetues (Video)

Kodi kundër shamisë antikushtetues (Video)

SHARE

Sipas Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, mungesa e një kodi të veshjes në shkolla ka bërë që të shkelën të drejtat e njeriut.

Bexhet Shala kryetar i KMDLNJ-së e sheh si të kundërligjshme dhe si shkelje e të drejtave të njeriut moslejimin e bartjes së shamisë. Bartja e shamisë nuk e kategorizon dikend si terrorist, dhe asnjë ligj nuk e ndalon bartjen e shamisë theksoi Shala.

Shala bëri krahasimin duke thënë se ka mësimdhënës që ekzpozohen tek nxënësit dhe nuk i pengon askujt ky fakt. Shala ia hedh fajin Bashkësisë Islame sepse ajo duhet të tregoj se çka është e lejueshme dhe çka jo dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet ta ketë një rregullore që e rregullon veshjen në të gjitha shkollat.

Faton Fetahu nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë tha se kjo çështje nuk është në përgjegjësi të Ministrisë dhe se ajo i takon Drejtorisë së Arsimit në Malishevë.

Për më shumë ndiqeni kronikën.