I pari në 65 vjet, Erdogan nis sot vizitën historike në Greqi

I pari në 65 vjet, Erdogan nis sot vizitën historike në Greqi

SHARE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fillon sot një vizitë historike në Greqi për të përshpejtuar ngrohjen mes dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar nga mosmarrëveshje të shumta.

Gjatë kësaj vizite dyditore, i pari president turk që prej vitit 1952, Erdogan do të pritet në Athinë nga homologu grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministri, Alexis Tsipras dhe më pas do të vizitojë minoritetin mysliman të Thraces.

Kjo vizitë do të ndiqet me kujdes nga drejtuesit evropianë që mbështeten mbi bashkëpunimin e Ankarasë për të vazhduar kalimin e migrantëve dhe refugjatëve drejt ishujve të Egjeut, ndërkohë që marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Perëndimit janë shumë të tendosura.

Turqia dhe Greqia, që janë bërë pjesë e NATO-s që prej vitit 1952, janë dy aktorë kryesorë në disa çështje rajonale të rëndësishme, si kriza migratore, por gjithashtu dhe bisedimet ndërqipriote.

“Ne shpresojmë që kjo vizitë do të mundësojë zhvillimin dhe riforcimin e marrëdhënieve”, deklaroi sot zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin.
“Ne kemi marrëdhënie me rrënjë të thella me Greqinë”, shtoi ai.

Pas disa dekadash marrëdhënie të nxehta që kanë precipituar në përplasje në vitin 1996, dy vendet kanë filluar përmirësimin e marrëdhënieve në vitin 1999 me ndihmën e Athinës për Turqinë pas një tërmeti që shkatërroi Stambollin