Haradinaj uron Veselin: Parlamenti, vend kyç për çështjet jetike të Kosovës

Haradinaj uron Veselin: Parlamenti, vend kyç për çështjet jetike të Kosovës

SHARE

 

Kandidati për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj me anë të një postimi në profilin e tij social ‘Facebook’, ka shkruar se konstituimi i Kuvendit është një lajm e mirë për vendin.

Haradinaj ka uruar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit meqë rast ka thënë se beson që zgjedhjen e tij dhe të nënkryetarëve.

Tutje Haradinaj ka theksuar se Parlamenti i Kosovës do të jetë vend i debateve dhe ballafaqimeve pozitive për vendin.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është një lajm i mirë për vendin. Për më tepër është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017.

Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror.

Kryetarit të Kuvendit, zotit Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë, i bindur se puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në pëputhje të plotë më demokracinë parlamentare në vend.

RH