FBI paralajmëron se djali i Bin Laden po përgatit diçka të tmerrshme

FBI paralajmëron se djali i Bin Laden po përgatit diçka të tmerrshme

SHARE

Në një fotomontazh, i publikuar të dielën nga Al Al-Kaeda për 16 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, shfaqet imazhi i Osamabin Laden në flakët e kullave binjake. Në krah të tij djali Hamza, princi trashëgimtar i xhihadit.

I riu i moshës 28 vjeç është shfaqur që në fëmijërinë e tij në propagandën e rrjetit të themeluar nga i ati. Sot, vlerësojnë zyrtarë dhe analistë, ai po përgatitet për të marrë drejtimin, duke përfituar nga dobësimi ushtarak i grupit të Shtetit Islamik (ISIS), në përpjekje për të bashkuar nën emrin e tij xhihadistët në mbarë botën.

Në një raport të publikuar nga “Combating terrorism center” (CTC) e West Point, Ali Soufan, ish-agjenti special i FBI-së, i specializuar për Al Kaedën, shkruan se Hamza është duke u përgatitur për të marrë rolin e drejtuesit në organizatën që themeloi i ati.

“Në pozicionin e anëtarit të dinastisë Bin Laden, me shumë gjasa ai do të pritet mjaft mirë nga ana e xhihadistëve të bazës”, shton ai. Ndërsa “kalifati” i ISIS-it po shkon drejt shpërbërjes, Hamza është tashmë më mirë i pozicionuari për të ribashkuar lëvizjen xhihadiste botërore.
I pesëmbëdhjeti nga njëzet fëmijët e Osama Bin Laden, djali i gruas së tij të tretë, Hamza që në hapat e para të fëmijërisë është përgatitur për të ndjekur hapat e të atit. Përkrah tij në Afganistan, para 11 shtatorit 2001, ai mëson si të stërvitet me armë, si të qortojë me zërin e tij fëminor kundër amerikanëve, hebrenjeve dhe kryqtarëve në videot on line.
Në prag të sulmit kundër Kullave binjake dhe Pentagonit, Hamza është ndarë nga i ati, të cilin nuk do t’a shohë më, duke u evakuar me gratë dhe fëmijët e klanit drejt Jalalabad, më pas Iranit, ku do të vendosen për disa vite në një rezidencë banimi në masa të rrepta sigurie me vendim gjykate.