Ditëve në vijim rritje të temperaturave, fundjava me të reshur

Ditëve në vijim rritje të temperaturave, fundjava me të reshur

SHARE
Pas të ftohtit ekstrem që sollën masat e ftohta polare, ditëve në vijim masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin përkohësisht rritje të temperaturave. Ndërkohë që nga dita e premte një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të sjellë në fundjavë mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore.
 

Edhe sot në aeroportin e Prishtinës u shënuan temperatura të ulëta, me minimale prej -21C.   Ditën e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mëngjes shumë të fohtë, e në vise të ulëta me mundësi edhe për mjegull.  Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me vransira por që temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 0C.  Në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu dhe bore, si dhe shi i akullt, të cilat do të vazhdojnë edhe mëngjesin e së shtunës, ku më vonë gjatë ditës me kalimin e vorbullës ciklonike mbi rajon dhe depërtimit të masave të ftohta ajrore do të shndërrohen në rrebeshe të dobëta bore.

Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme pritet të mbajë mot i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore, por që temperaturat nuk do zbresin thellë në vlera ekstreme.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në ditët në vijim, ku minimalet do të rriten nga -15C, të enjten, në -2C, të shtunën, e ato maksimale nga -2C deri në +2C.
Era do të fryejë mesatarisht e fortë nga ana jugore 2-13m/s, e nga dita e shtunë nga ana veriore 4-14m/s.
Shtypja atmosferike të enjten do të shënojë rritje, por nga e premta do të zbresë dukshëm nën vlera normale.