Dikur Mozzik thoshte se ishte në lloq dhe u bë diamant, ja...

Dikur Mozzik thoshte se ishte në lloq dhe u bë diamant, ja çka i thotë sot menaxheri i tij

SHARE
Raporti mes Mozzik, Getinjo dhe menaxherit të tyre Mehmet Elshanit po vazhdon të zgjojë akoma vëmendjen e publikut.

Ka qenë Meti ai i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video, ku shihet Mozzik duke dhënë një intervistë, ku thoshte që ai ka qenë një gur në lloq (baltë) por që kompania ‘On Records’ e ka bërë diamant, shkruan lajmi.net

Videos, Mehmeti ia ka lënë edhe një shkrim, ku tha se “Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne …. nese talentin e ki lloq ne ta bajm dijamant ….”

Kujtojmë që dalja e Mozzik dhe Getinjos nga On Records ishte e papritur, madje, menaxheri i tyre, i cili ligjërisht është akoma menaxher, ka njoftuar për mediet se do t’i padisë ata dhe çdo gjë do të përfundojë në gjyq!