Detaje nga përplasja Pacolli-Daçiq

Detaje nga përplasja Pacolli-Daçiq

SHARE

Delegacioni i Kosovës në SHBA, presidenti Hashim Thaçi dhe zvëndës kryeministri Behgjet Pacolli u panë shkarazi në Nju Jork, në selinë e OKB me krerët delegacionin serb, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

“Kë e ke quajtur gënjeshtar?”, thuhet t’i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiqit, i cili deklaratën e Pacollit se, Kosova i ka votat për UNESCO, e kishte quajtur gënjeshtër.

“Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përseri do të humbasësh”, citojnë mediat serbe Vuçiqin t’i ketë thënë Pacollit.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: “A je lodh nga të gjitha ato takime”, duke aluduar në takimet që Vuçiqi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.
Presidenti Thaçi nuk ishte përfshirë në këtë muhabet. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.

Deri te takimi i Vuçiqit dhe Daçiqit me Pacollin dhe Thaçin kishte ardhur pasi që Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka bërë që Vuçiq dhe Daçiq të reagojnë si të çmendur.
“Antarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë temë e të gjitha takimeve të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë në Nju Jork ditëve të kaluara”, shkruajnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“Shqiptarët pas vetës i kanë muskujt e fuqive të mëdha, por Serbia do të luftojë”, ka thënë Vuçiq, kurse Daçiq ka thënë se “ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO”.

“Pacolli mendon se gjithçka me para zgjidhet, por nuk është bash ashtu. Ne para dy vitesh i kemi mundur, edhe pse fuqitë më të mëdha i mbështesnin”, ka thënë Daçiq.
Në muaj nëntor bëhet votimi në UNESCO, mirëpo Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarësim.