Deputeti Shaip Muja jep idenë për disiplinimin e gjuhës në Kuvend

Deputeti Shaip Muja jep idenë për disiplinimin e gjuhës në Kuvend

SHARE

Fyerje e etiketime mund të dëgjohen me bollëk në Kuvendin e Kosovës.

Madje në institucionin më të lartë shtetëror, bëhen edhe  akuza për tradhti.

Por, një deputet i këtij organi ka një ide se si të disiplinohet kjo gjuhë, njofton Klan Kosova.

Shaip Muja, brenda pak javësh do të iniciojë ligjin për lustrim, tekstin e të cilit thotë se veç është duke e punuar.

E si model do të përdorë ligjet e kësaj fushe të Gjermanisë, Çekisë e Polonisë. Kjo, pasi një ligj i tillë, sipas tij, është i domosdoshëm.

Pos kësaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, pret që me këtë ligj të identifikohen edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë ish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit Jugosllav.

E persona të tillë nuk do të duhej të mbajnë poste udhëheqëse në Kosovë.

Muja po shpreson se ky ligj do të gjejë përkrahje tek të gjitha partitë politike, e madje edhe tek organizatat ndërkombëtare.

12312209_10206868958074310_2003684956_n