Deputeti i Listës Srpska: Mustafa nuk na takon, me të komunikojmë vetëm...

Deputeti i Listës Srpska: Mustafa nuk na takon, me të komunikojmë vetëm përmes mediave

SHARE

Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq në emisionin “Komiteti”, ka folur për funksionimin e koalicionit qeveritar në krye me Isa Mustafen, pjesë e të cilit është edhe Lista Srpska.

Rashiq ka kritikuar kryeministrin Mustafa, duke thënë se ai ka shumë mangësi në qeverisjen e vendit.

Deputeti ka treguar se kryeministri asnjëherë nuk ka aranzhuar ndonjë takim me deputetet e Listës Srpska, madje siç ka thënë Rashiq, Mustafa nuk ka pranuar as ftesat nga subjekti minoritar për të biseduar.

Rashiq ka shtuar se gjatë kohës kur pozitën e kryeministrit e mbante Hashim Thaçi, serbet në Kosovë përkraheshin dhe ndihmoheshin më shumë, ndërsa Mustafa sipas deputetit, nuk tregohet aspak i përgjegjshëm ndaj pakicave.

12312209_10206868958074310_2003684956_n