Deputeti Adem Mikullovci nuk heq dorë nga seriali “Çka ka shpija” (Foto)

Deputeti Adem Mikullovci nuk heq dorë nga seriali “Çka ka shpija” (Foto)

SHARE

Keni menduar se Adem Mikullovcin tani do ta shohim vetëm si deputet në parlament?

E keni gabim, pasi ai nuk po heq dorë nga profesioni i tij e që është aktrimi, deputeti i Vetëvendosjes, do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit vendor “Çka ka shpija”

Ky serial pritet të rikthehet shumë shpejt me sezonin e tretë në televizionin publik, ndërsa provat e aktorëve tashmë kanë filluar.

Në fotografitë që ka siguruar Magazina.al nga provat e aktorëve, shihet edhe deputeti Adem Mikullovci, i cili në këtë serial është që nga sezoni i parë.