Borë në Tiranë, Saimir Tahiri: Bëni kujdes me makinë dhe në këmbë

Borë në Tiranë, Saimir Tahiri: Bëni kujdes me makinë dhe në këmbë

SHARE

Mjaftuan rreth 5 minuta që Tirana të zbardhej nga bora, ndërkohë që aksidentet e para u raportuan në rrugët e qytetit, si edhe në autostradën Tiranë – Durrës.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fton qytetarët që të bëjnë kujdes si me makinë, por edhe gjatë lëvizjes në këmbë.

“Policia ne Bore, Ne sherbim te qytetareve. Bej kujdes ne rruge, me makine dhe ne kembe”, shkruan ai.