BimBimma prezanton të dashurën për herë të parë

BimBimma prezanton të dashurën për herë të parë

SHARE

Reperi i njohur BimBimma pak orë më parë sigurisht ka zhgënjyer shumë fanse të tij.

Vetëm pak orë më parë Bima përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se statusi i tij më nuk është “single”, transmeton Gazeta Express.

Reperi i njohur që gjithmonë është munduar që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të medieve dhe publikut, shihet se ka gjetur personin e zemrës.

Në këtë fotografi që ai ka publikuar shihen të dy të përqafuar, ndonëse përsëri nuk e zbulon tërësisht identitetin e të dashurës së tij.

E urime të shumta Bima ka marrë nga shumë fansa të tij.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Bima është 038 në bashkëpunim me ErgeNR në muajin nëntor të këtij viti.