Bashkimi i Sindikatave katër kërkesa për kryeministrin

Bashkimi i Sindikatave katër kërkesa për kryeministrin

SHARE
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë ekzekutive, prej nga u shprehën pakënaqësitë lidhur me mosplotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara edhe më herët para ekzekutivit të vendit.

Sipas kumtesës nga ky takim, BSPK me këtë rast ka paraqitur katër kërkesa për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj siç është rregullimi i çështjes së skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90, çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 euro, rritja e pagave dhe çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarait.

“BSPK-ja është e vendosur që të mos i ndaloj veprimet dhe presionet sindikale deri në realizimin e çështjeve të cituara me lartë, andaj përkushtimi i BSPK-së do të jetë maksimal për realizmin e  të drejtave elementare për punëtorët e vendit”, thuhet në kumtesë

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme SBASHK-u ka paralajmëruar grevë në shenjë pakënaqësie ndaj mos respektimit të memorandumit të nënshkruar në mes tyre dhe përfaqësuesve të koalicionit qeveritar.