Babai keqtrajton fëmijët në Hajvali- 4 vjeçarit i shkakton lëndime trupore

Babai keqtrajton fëmijët në Hajvali- 4 vjeçarit i shkakton lëndime trupore

SHARE

Gjatë ditës së djeshme një nënë ka raportuar se tre fëmijët e saj janë keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Hajvali të komunës së Prishtinës, rreth orës 16:00, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Nëna e cila i përket komunitetit ashkali ka treguar në polici se ish-bashkëshorti i saj ka shkaur në banesën e saj deri sa ajo nuk ka qenë në shtëpi.

Ajo ka rrëfyer se burri me të cilin i ka tre fëmijë i ka mbyllur në dhomë, ndërsa njërit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari i kishte mbyllur në një dhomë dy fëmijët të moshës  8 dhe 6 vjeçar, ndërsa fëmiut tjetër 4 vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore në të  dy duart. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Mirëpo lidhur me këtë rast policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar. /