Asambleistja e LDK-së: Abrashi do të ishte kryetar po të mos manipulonte...

Asambleistja e LDK-së: Abrashi do të ishte kryetar po të mos manipulonte LVV

SHARE

Fiknete Bejta, asambleiste e LDK-së në komunën e Prishtinës me anë të një postimi në profilin social në ‘Facebook’, ka reaguar pas raportimeve në disa medie se kandidatin e kësaj partie për kryetar Komune, Arban Abrashin nuk e kanë dashur për kandidim.

Bejta në statusin e saj ka thënë se LDK është unike dhe se Abrashi ka pasur përkrahjen e LDK-së.

Postimi i plotë i asambleistes së LDK:

Dielli me shoshë nuk fshihet . Disa media të sponsorizuara nga Klani i M…po mundohen të gjejnë një temë inekzistente në LDK-ë në mënyrë që të largohet vëmendja nga skandali i LVV-së apo nga 100 problemet që sot janë në Kosovë.

LDK kurrë më unike ska qenë se sa sot. Arban Abrashi ka gêzuar përkrahjen e LDK-së në çdo nivel të organizimit. Abrashi sot do të ishte kryetar i Prishtinës po të mos manipulonin votat këta që sot na lodhën me konspiracionet mes tyre.

Te ne thojnë, “çka të hedhësh në kodër e gjenë në votër”.🙂