Albulena Haxhiu : Falja e territorit është tradhti ndaj vendit

Albulena Haxhiu : Falja e territorit është tradhti ndaj vendit

SHARE

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit që PDK ka marrë për të t’i thënë  “po”  raportit të Komisionit shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se  PDK e ka hallin vetëm tek nënshkrimi që  Hashim Thaçi ka vënë në këtë marrëveshje, shkruan Gazeta Monitor.

Kjo është deklarata e Haxhiut në facebook:

PDK ende pa e parë mirë raportin e Komisionit po bëjnë thirrje që të votohet marrëveshja aktuale që i falë mbi 8200 ha, Malit tē Zi.

Këta nuk e kanë hallin tek raporti, vizat apo tek territori! Halli i tyre i vërtetë është nënshkrimi që Hashim Thaçi ka vënë mbi një marrëveshje me anë të së cilës falet territori ynë!
Kodi penal e specifikon më së miri që falja e territorit është tradhti ndaj vendit!