Ajo hyri në histori: Trasgjinorja e parë në ballinën e revistës “Playboy”...

Ajo hyri në histori: Trasgjinorja e parë në ballinën e revistës “Playboy” (Foto, +18)  

SHARE

Pascal Radermaher nuk ndihet keq se jeta e tij ka marr kah të kundërt. Gjermani këto ditë ka pushtuar ballinën e revistës “Playboy” me poza mjaft provokuese. 

Pascal është në të vërtetë Giuliana Farfalla, një model transgjinor i njohur me paraqitjet në reality shout e ndryshëm.

Kryeredaktori i revistës Florian Boitin thotë se ajo është “një shembull i mrekullueshëm i një lufte për të drejtën rreth identitetit”.

“Ky veprim është në përputhje të plotë me traditën e të ndjerit, themeluesin e revistës Hugh Hefner”, tha Boitin.

Farfalla tashmë është e njohur në Gjermani si pjesëmarrëse në programin televiziv të Heidi Klumit.

Ajo ndërroi gjininë përmes ndërhyrjeve kirurgjike në moshën 16 vjeçare. “Jam shumë krenar për atë që po ndodh në këtë faqe të parë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Farfala.

Numri më i ri i revistës “Playboy” do të jetë i disponueshëm nesër në të gjithë Gjermaninë. /Telegrafi/