Agjenti: Do të ishte nder për lojtarin tim t’i bashkohet Interit (Foto)

Agjenti: Do të ishte nder për lojtarin tim t’i bashkohet Interit (Foto)

SHARE

Javier Hernandez, agjenti i talentit të ri, Carlos Benavidez, ka thënë se do të ishte nder për mesfushorin që t’i bashkohet Interit.

Hernandez ka treguar se lojtari sapo e ka kompletuar procesin e marrjes së pasaportës italiane, transmeton Express.

Momentalisht, 19-vjeçari luan për Defensor Sporting, por është lidhur me një kalim te Inter, dhe më shumë mundësi transferimi i tij mund të ndodhë në janar.

“Nuk kemi folur drejtpërdrejt me klubin, por me disa ndërmjetësues italianë”, ka thënë Hernandez për “FC Inter News”.

“Nuk kemi nënshkruar ndonjë kontratë me klubin deri tani. Ai është djalë i matur dhe i qetë për moshën që ka. Ndodheshim në Itali kur emri i tij u lidh me Interin dhe Fiorentinen”, ka shtuar ai.