A do ta ndërroj emrin partia e Behgjet Pacollit?

A do ta ndërroj emrin partia e Behgjet Pacollit?

SHARE

Aleanca Kosova e Re nuk do të ndërrojë emrin. Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur kreu i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.

Ai tha se kjo ishte menduar kur në parti ishte edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, raporton Koha.net.

Me daljen e saj nga partia, Pacolli tha se e panë që nuk kishte nevojë për diçka të tillë.

“E kemi parë se nuk kishte nevojë të ndërrohet emri i mirë i AKR-së”, përfundoi ai.